Lidhje

Kisha në Shqipëri mbështet Papa Françeskun


Albania Catholic church
Albania Catholic church
Kisha katolike në Shqipëri iu bashkua sot nismës se Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, i cili shpalli mbrëmë 7 shtatorin si ditë agjërimi dhe lutjeje për paqen në Siri, në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën. Përmes një deklarate për mediat, lexuar nga famullitari i Shkodrës, Imzot GjovalinSukaj, kisha u bëri thirrje besimtarëve që t’i bashkohen ditës së lutjeve për paqen.

Arkidioqeza Metropolitane e Shkodër-Pultit bëri të ditur se në bashkim me Selinë e Shenjtë, do të zhvillojë të shtunën një adhurim eukaristik, i cili do të zgjasë nga ora 19 deri në orën 24.

Një ditë më parë, Papa Françesku, shpalli nga Piaca e Shën Pjetrit thirrjen e tij për paqe. Mes të tjerash, Papa Françesku u shpreh se dënonte me vendosmëri të veçantë përdorimin e armëve kimike, ndërkohë që nxiti bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë nisma të mëtejshme e të qarta për paqen në Siri, bazuar në dialog e negocim për të mirën e gjithë popullsisë siriane.
XS
SM
MD
LG