Në Kosovë, kanë vazhduar reagimet ndaj vendimit të së enjtes të një gjykate të drejtuar nga EULEX-i e cila dënoi 11 pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të lartë të saj nën akuzat për krime lufte. Dënimi mund të ndërlikojë procesin e ngritjes së një Gjykate të Posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirje të ish kryengritësve shqiptarë në krime lufte. Debati për ngritjen e kësaj gjykate do të mbahet të premten në Parlamentin e Kosovës.