Lidhje

Klasa anglishteje në lëvizje


Imigrantët dhe refugjatët që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara, shpesh e kanë të vështirë t’i përshtaten mënyrës së jetesës së vendit. Vetëm qytetet më të mëdha amerikane kanë transport publik të planifikuar mirë. Në shumë komunitete, makina është një domosdoshmëri për të shkuar në shkollë, pazar, dhe punë. Për të kaluar provimin e patentës, imigrantëve u duhet të flasin dhe të kuptojnë anglishten. Por për të shkuar në klasat e gjuhës angleze, shpesh do t’u duhet makina dhe patenta për ta ngarë atë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike Osborne njofton për një zgjidhje të

Si shumë nga qytetet amerikane, edhe Nashville është një qytet makinash. Ai u ndërtua për t’iu përshtatur shoferëve dhe automjeteve të tyre, por jo këmbësorëve apo biçkletave.

Por kjo e bën të vështirë situatën për shumë nga 1,200 refugjatët që vendosin të jetojnë çdo vit në Nashville. Shumë nga ata flasin pak ose aspak anglisht, dhe nuk mund të ngasin makinën. Këta studentë e kuptojnë mirë anglishten...dhe kanë një mënyrë se si të shkojnë në klasë. Ata udhëtojnë me makinë për të shkuar tek Instituti i Gjuhëve të Huaja të Tennessee-s për të qenë të pranishëm në klasat për anglishten si gjuhë të dytë – të quajtura ndryshe ESL.

Por kjo nuk është e mundur për shumë refugjatë që banojnë në këtë kompleks apartamentësh. Ai ndodhet 20 kilometra larg vendit ku mbahen klasat e institutit, në anën tjetër të Nashville-it. Kështu që, Instituti i Gjuhëve të Huaja vendosi që meqë studentët e anglishtes nuk mund të shkojnë në klasë, ai do ta sillte klasën tek studentët.

Është një shkollë ambulantë e quajtur “ESL në lëvizje”. Ajo udhëton përreth qytetit, dhe viziton komunitete ku imigrantët dhe refugjatët mblidhen zakonisht. Zonja Ashley Ekers është koordinuesja e programit mësimor për ESL-në në lëvizje.

“Shumicën e kohës ata nuk mund të shkonin në shkollë. Ishte shumë larg për ata për të ecur, dhe nuk e njohin mirë sistemin e autobuzëve. Ishte thjeshtë një pengesë e panevojshme që shumë nga ata nuk mund ta kapërcenin.”

Zonja Lulu Nhkum (IN-come) erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Birmania gati katër vite më parë. Ajo ishte ndër njerëzit të cilët inkurajuan Institutin e Gjuhëve të Huaja për gjetjen e një mënyre për t’i sjellë klasat pranë komunitetit.

“Ata duan të shkojnë në klasat e ESL-së, por punojnë gjithashtu, sidomos gjatë dimrit. Për njerëzit tanë – tani nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë. Shkolla ambulante është e dobishme për komunitetin tonë.”

ESL në Lëvizje, program i filluar në maj, ka një listë pritjeje. Fëmijët në Nashville i marrin këto klasa në shkollë, kështu që studentët e institutit janë të gjithë të rritur. Zonja Ashley Ekers thotë se ka patur edhe studentë në të shtatëdhjetat.

“Besoj se do të isha në mëdyshje të provoja të mësoja një gjuhë të huaj në atë moshë, por ata besojnë se munden, dhe duan t’i kenë ato aftësi. Ata janë shumë të gatshëm të mësojnë.”

Zonja Ekers thotë se refugjatët me të cilët ajo ka punuar duan të jenë të pavarur dhe e shohin mësimin e gjuhës angleze si çelësin e atij suksesi.
XS
SM
MD
LG