Lidhje

KLD i shqetësuar për vonesat në çështjen “Gërdeci”


KLD i shqetësuar për vonesat në çështjen “Gërdeci”

KLD i shqetësuar për vonesat në çështjen “Gërdeci”

Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaroi sot se disa nga proceset më të rëndësishme gjyqësore në gjykatat shqiptare janë në prag të dështimit për shkak të zvarritjeve disavjeçare. Inspektorët e KLD dhe ministrisë së drejtësisë ka bërë kontrolle në 4 gjykatat më të mëdha të vendit; Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë mbi gjykatën e krimeve të rënda si vrasje, trafikim, korrupsion dhe tragjedia e Gërdecit, për të cilat edhe ndjeshmëria e opinionit publik është shumë e lartë. Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu deklaroi se një numër i konsiderueshëm procesesh gjyqësore kana zvarritje të paarësyeshme, që vonojnë drejtësinë dhe e japin atë në mënyrë të cunguar. Zoti Spahiu tha se drejtësia e vonuar është një drejtësie mohuar dhe nxiti gjykatat të zbatojnë ligjin dhe të mos djegin afatet e paraburgimit për asnjë të pandehur.

“Vetëm në çështjen Gërdeci gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka realizuar një rekord seancash gjyqësore. Për shkak të një numri pazakontë të pandehurish të cilin në këtë gjykim arrin numrin 29 personash nën akuzë, gjykata ka realizuar deri më tani 103 seanca gjyqësore me një frekuencë 1 ose 2 seanca në javë por që mbi 30 prej tyre janë shtyrë për mungesë ose kërkesë të avokatëve dhe në shumicën e rasteve pa shkaqe të arsyeshme duke penguar ecurinë e procesit dhe përfundimin e gjykimit të kësaj çështje. Nuk shoh dhe nuk gjej asnjë justifikim përse Gjyqtarët të cilët aplikojnë drejtësinë penale, nuk zbatojnë parimin e gjykimit të pandërprerë, por aplikojnë shtyrjen deri në afatin maksimal 15 ditor, apo në raste të caktuara përtej këtij afati, duke krijuar në këtë mënyrë gjykime të zvarritura dhe probleme me afat e paraburgimit” - tha ai.

Zoti Spahiu tha se zvarritja e gjyqeve rrezikon dështimin e tyre, asgjësimin e provave, largimin e dëshmitarëve dhe lirimin e të pandëhurve, prandaj duhet të marrin masa urgjente që të zhdukin zvarritjet e proceseve. Nga kontrollet ka dalë se shpesh shkaktarët e vonesave janë edhe avoktatët edhe prokurorët, ndërsa gjyqtarët tolerojnë kërkesat e palogjikshme të tyre për shtyrje të seancave. “Duke iu përmbajtur parimit se “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar” dua të theksoj me forcë se vonesat e pajustifikuara dhe zvarritjet e mëtejshme të proçeseve penale, jo vetëm që nuk mund të tolerohen, por ato janë duke rrezikuar dhënien e drejtësisë, si në drejtim të garantimit të ligjshmërisë së proçesit penal dhe të drejtave të palëve pjesëmarrëse, ashtu edhe në vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit, prandaj reagimi i përbashkët ndaj situatës duhet të jetë i menjëhershëm” - tha ai.

KLD ka kërkuar të ndërmerret një reformë në ligjet dhe administrimin e proceseve penale. Në radhë të parë të shtohen kompetencat e gjykatave për të gjobitur ose heqje profesioni avkotat që zvarritin gjyqet. Pakësimin e trupave gjyqësore nga 5 në 3 dhe nga 3 në 1 gjyqtar për të lehtësuar proceset gjyqësore. Po ashtu kld ka propozuar edhe kufizimin e të drejtës së gjykatës së apelit për të mos kthyer më shumë se një herë çështjet për rigjykim.

XS
SM
MD
LG