Lidhje

Klerikët e Iranit bënjë thirrje për tubim të premten

  • Zëri Amerikës

Klerikët e Iranit bënjë thirrje për tubim të premten

Klerikët e Iranit bënjë thirrje për tubim të premten

Klerikët e Iranit bënë thirrje për një tubim të madh në Teheran të premten, për të shprehur, siç thanë ata, urrejtjen ndaj reformistëve që organizuan protestat anti-qeveritare në fillim të javës.

Në një deklaratë sot, Këshilli i Koordinimit të Propagandës Islamike të Iranit u bëri thirrje banorëve të Teheranit të mblidhen pas faljes së të premtes për të treguar zemërimin ndaj këtyre protestave.

Ligjvënësit konservatorë iranianë kanë akuzuar udhëheqësit reformistë Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karroubi për nxitjen e demonstratave anti-qeveritare që tërhoqën mijëra veta në rrugët e Teheranit dhe qytete të tjera të hënën.

Udhëheqësit e opozitës nga ana e tyre publikuan deklarata ku zoti Karroubi thoshte se është i gatshëm të paguajë çdo çmim, ndërsa zoti Musavi i quante protestat “një arritje të madhe.”

XS
SM
MD
LG