Lidhje

Kleriku Al Sadr kërcënon se do rifillojnë sulmet kundër forcave amerikane


Kleriku Al Sadr kërcënon se do rifillojnë sulmet kundër forcave amerikane
Kleriku Al Sadr kërcënon se do rifillojnë sulmet kundër forcave amerikane

Në Irak, kleriku shiit me ndikim Moktada al Sadr ka thënë sot se përkrahësit e tij do t'i rifillojnë sulmet kundër forcave amerikane në Irak, në se ato qëndrojnë atje përtej afatit të caktuar të tërheqjes, në fund të këtij viti.

Një zëdhënës i klerikut e lexoi sot deklaratën e tij para qindra mijëra përkrahësve të mbledhur në sheshin Maual të Bagdadit. Në deklaratën e tij, Al Sadr e akuzon, sipas fjalëve të tij, pushtimin amerikan, se po nxit panik, korrupsion dhe trazira mes irakianëve.

Forcat milicore të të Moktada al Sadrit luftuan kundër forcave amerikane për disa vjet pas ndërhyrjes amerikane në Irak, deri në vitin 2008, kur i arrit marrëveshja e ndalimit të luftimeve.

Deklarata e klerikut irakian vjen pasi Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts i tha trupave amerikane në Irak se Shtetet e Bashkuara mund të ruajnë një prani ushtarake edhe pas fundit të vitit, në se këtë e kërkon qeveria irakiane. Aktualisht në Irak ka 47 mijë trupa amerikane, me misionin e trajnimit dhe këshillimit të trupave irakiane.

XS
SM
MD
LG