Lidhje

Klinton: SHBA do t’i ndjekin pa pushim të gjithë ata që vrasin njerëz të pafajshëm

  • Zëri Amerikës

Klinton: SHBA do t’i ndjekin pa pushim të gjithë ata që vrasin njerëz të pafajshëm

Klinton: SHBA do t’i ndjekin pa pushim të gjithë ata që vrasin njerëz të pafajshëm

Ndërkohë sot, ka ardhur edhe reagimi i sekretares amerikane e Shtetit Hillari Klinton. Ashtu siç njoftoi edhe presidenti Barak Obama, Osama Bin Laden ka vdekur, dhe drejtësia është vënë në vend.

Megjithatë, tha sekretarja Klinton, beteja kundër al-Kaidës dhe terrorit të saj nuk do të përfundojë me vdekjen e kreut të saj, Bin Ladenit. Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do t’i ndjekin pa pushim të gjithë ata që vrasin njerëz të pafajshëm.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër Talebanit në Afganistan, duke paralajmëruar grupin se ata nuk mund t’i mposhtin Shtetet e Bashkuara. Por, tha zonja Klinton, ata mund të bëjnë një zgjedhje për ta braktisur al-Kaidën.

Drejtori i CIA-s Leon Paneta tha sot se grupet terroriste me siguri që do të përpiqen të hakmerren për vrasjen e bin-Ladenit. Ai tha se megjithëse kreu i al-Kaidës ka vdekur, vetë organizata vazhdon të ekzistojë.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se nuk synon të lëshojë një njoftim të ri sigurie për Shtetet e Bashkuara, por vuri në dukje se vendi vazhdon të jetë në gjendje të lartë vigjilence.

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që jetojnë jashtë vendit ose që udhëtojnë të jenë shumë vigjilentë mbas vdekjes së Bin Ladenit. Në një njoftim sigurie për udhëtimet anembanë botës së shtetasve amerikanë thuhej se vrasja e Osama Bin Ladenit mund të shkaktojë një “dhunë anti amerikane” në disa rajone. Në këtë njoftim thuhej gjithashtu se nëse qytetarët amerikanë gjenden në zona të tilla, ata duhet të kufizojnë daljet nga shtëpitë apo hotelet, dhe t’u shmangen mitingjeve apo grumbullimeve masive.

XS
SM
MD
LG