Lidhje

Xhon Kerri fillon detyrën e Sekretarit të Shtetit


Xhon Kerri është Sekretari i ri amerikan i Shtetit, i cili zëvendëson ish zonjën e parë, Hillari Klinton, si Kryediplomati amerikan.

Sekretari Kerri bëri betimin dje në një ceremoni private në prani të anëtares së Gjykatës së Lartë, Elena Kagan. Ai zëvendëson ish kolegen e tij në Senat, Hillari Klinton, e cila u largua dje nga departamenti, pas katër vjetësh në detyrë dhe pasi kishte vizituar 112 vende, si Sekretarja e parë e Shtetit gjatë mandatit të parë të Presidentit Barak Obama.

Ajo u përcoll dje me shumë ngrohtësi nga personeli diplomatik i Departamentit të Shtetit. Pas ceremonisë së betimit, zoti Kerri i tha gazetarëve se ndjehet i nderuar të shërbejë në postin e Sekretarit të Shtetit dhe se pret me padurim të fillojë nga puna të hënën. Ai u konfirmua për postin e Sekretarit të Shtetit në një senacë të Senatit, me shumicë dërrmuese votash nga kolegët e tij që prej shumë vitesh. Xhon Kerri është sekretari i 68-të amerikan i Shtetit, që kur presidenti Xhorxh Uashington emëroi Tomas Xhefersonin në këtë post në vitin 1789.

Zonja Klinton tha se ishte krenare për punën e bërë për të ngritur nivelin e diplomacisë dhe zhvillimit, si dhe për të kuptuar sfidat dhe kërcënimet që ndeshin Shtetet e Bashkuara.

"E di se bota që ne po përpiqemi të ndihmojnë të ecë me ritmin e shekullit të 21 do të ketë shumë ditë të vështira. Por unë jam më optimiste sot se sa kur erdha këtu katër vjet më parë, sepse kam parë dita ditës kontributin e diplomatëve tanë dhe ekspertëve të zhvillimit”.


Kur zoti Kerri të fillojë punën të hënën, tha zonja Klinton, ajo pret që personeli i Departamentit të Shtetit të tregojë atë përqendrim dhe dedikim me të cilin e mbështeti atë gjatë katër vjetëve të fundit.

Xhon Kerri është sekretari i 68të amerikan i Shtetit që kur presidenti Xhorxh Uashington emëroi Tomas Xhefersonin në këtë post në vitin 1789.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG