Lidhje

Klinton kërkon unitetin e ASEAN-it


Në vazhdim të turneut të saj në disa vende aziatike, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ndodhet sot në Indonezi, prë të shprehur mbështetjen për një plan rajonal për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kinën, lidhur me Detin e Kinës Jugore.

Zonja Klinton, tha në një konferencë shtypi në Xhakartë se SHBA duan të shohin unitet mes shoqatës 10 anëtarëshe të vendeve të Azisë Juglindore, që prej disa kohësh përpiqet të arrijë një marrëveshje me Kinën lidhur me pretendimet saj territoriale.

Departamenti i Shtetit i ka inkurajuar të gjitha palët që kanë pretendime për ishujt ta zgjidhin këtë çështje të zonës së pasur me burime nënujore, pa mbajtur anë me asnjërën nga palet.

Një zyrtar amerikan tha po ashtu se zonja Klinton do t’i kërkojë zyrtarëve indonezianë se si do ta trajtojnë çështjen e dhunës shqetësuese të kohëve të fundit, mes pakicave fetare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG