Lidhje

Klinton konfirmon takimin e zyrtarëve amerikanë me përfaqësues të grupit Hakani


Klinton konfirmon takimin e zyrtarëve amerikanë me përfaqësues të grupit Hakani
Klinton konfirmon takimin e zyrtarëve amerikanë me përfaqësues të grupit Hakani

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton konfirmoi se zyrtarë të Shteteve të Bashkuara janë takuar me përfaqësues të grupit militant Hakani, për të biseduar mbi ndaljen e dhunës në Afganistan.

Sekretarja Klinton tha sot se zyrtarë qeveritarë pakistanezë kishin ndihmuar në organizimin e takimit paraprak mes amerikanëve dhe disa pjesëtarëve të grupit Hakani, për të vënë në provë gatishmërinë e grupit të lidhur me Al-Kaidën për të marrë pjesë në bisedimet për paqe.

Zyrtarë të lartë amerikanë thanë se takimi ishte zhvilluar verën e shkuar.

Ndërkohë, Sekretarja Amerikane e Shtetit i bëri thirrje Pakistanit t’u mohojë strehimin kryengritësve dhe të inkurajojë talebanët në Afganistan të hyjnë në bisedimet për paqe pas 10 vjet luftimesh.

XS
SM
MD
LG