Lidhje

Klinton: Kina dhe SHBA kanë shumë më tepër gjëra për të fituar nga bashkëpunimi


Klinton: Kina dhe SHBA kanë shumë më tepër gjëra për të fituar nga bashkëpunimi
Klinton: Kina dhe SHBA kanë shumë më tepër gjëra për të fituar nga bashkëpunimi

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton thotë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë shumë më tepër gjëra për të fituar nga bashkëpunimi, se sa nga konflikti, por duhet t’i shndërrojnë fjalët e mira në vepra konkrete, për të nxitur paqen dhe begatinë në të dy vendet.

Sekretarja Klinton i bëri këto komente në fillim të bisedimeve dy ditore të nivelit të lartë për çështje si ajo e të drejtave të njeriut, reforma monetare, niveli i borxhit të Shteteve të Bashkuara dhe çështje të tjera.

Analistët thonë se takimet sot dhe nesër mund t’i përmirësojnë marrëdhëniet mes dy fuqive të ekonomisë botërore, por se nga to nuk pritet ndonjë arritje e re.

Delegacioni amerikan në bisedime pritet t’i kërkojë Kinës të lejojë vlerësimin e monedhës së vet, Juanit, më me shpjetësi, në varësi të tregut.

XS
SM
MD
LG