Lidhje

Sek. Klinton optimiste për të ardhmen e Kroacisë


Sekretarja amerikane e Shtetit,Hillari Klinton u tha dje udhëheqësve të Kroacisë se vendi i tyre ka një potencial të madh dhe se Shtetet e Bashkuara janë optimiste për të ardhen e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Kroacia është në plan t’i bashkohet bllokut prej 27 vendesh të Bashkimit Evropian në korrik të vitit të ardhshëm. Ajo është anëtare e NATO-s.

Zonja Klinton po viziton kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, në kuadër të një turneu vizitash në Ballkanin perëndimor. Gjatë takimit me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipovic, dhe me Kryeministrin, Zoran Milanovic, ajo diskutoi marrëdhëniet dypalëshe, gjendjen ekonomike botërore dhe rolin e Kroacisë në rajon. Ajo tha se kompanitë amerikanë janë të interesuara të investojnë në Kroaci.

"Ju keni një forcë punëtore të arsimuar. Ju keni një infrastrukturë të zhvilluar. Ju keni një pozitë gjeografike shumë të favorshme. Ju jeni një destinacion shumë premtues për investime. Por nga ana tjetër ju keni një shkallë shumë të lartë papunësie ndër të rinjtë, çështje që do të trajtohej duke hapur sektorin tuaj të biznesit për një konkurencë më të gjerë”.

Sekretarja Clinton mbërriti në Zagreb nga Prishtina, ku ritheksoi mbështetjen e Uashingtonit për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për sovranitetin dhe integritetin teritorial të Kosovës.
Ajo foli edhe për tensionet mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë, e cila nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

"Ne jemi kundër çdo diskutimi për ndryshime teritoriale ose për rihapjen e çështjes së statusit të pavarësisë së Kosovës. Këto çështje janë jashtë çdo diskutimi. Kufijtë e Kosovës së pavarur dhe sovrane janë të përcaktuara qartë dhe përgjithmonë”.

Zonja Klinton tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duat të shikojnë shtrirjen e shtetit ligjor në gjithë Kosovës, e cila është pllakosur nga problement e korrupsionit dhe interesat konfliktore mes serbëve dhe shqiptarëve.

Nga Zagrebi, sekretarja Klinton do të shkojë në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG