Lidhje

Klinton për angazhimin ndaj demokracive të reja


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, thotë se administrata Obama nuk do t’i shmangë angazhimet e saj ndaj demokracive të reja në Afrikën e Veriut, pas vrasjes së mujait të kaluar të ambasadorit amerikan në Libi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Skot Stërns, na informon nga Departamenti i Shtetit.

Sekretarja Klinton tha se mbështetja e tranzicioneve demokratike nuk është vetëm çështje idealizmi për Shtetet e Bashkuara, ajo është domosdoshmëri strategjike.

"Ne nuk do t’i kthehemi zgjedhjes false mes lirisë dhe stabilitetit. Ne nuk do të tërhiqemi nga mbështetja jonë për demokracitë e reja, kur gjendja vështirësohet. Ai do të ishte një gabim i rëndë strategjik që besoj se do të minonte si interesat ashtu vlerat tona”.

Ajo tha se vrasja e ambasadorit amerikan, Kris Stivëns dhe tre amerikanëve të tjerë në Libi i ka bërë shumë amerikanë të pyesit se çfarë po ndosh me premtimin e Pranverës Arabe. Zonja Klinton tha se aktet e dhunës të një numëri të vogël ekstemistësh duhet të vlerësohen në raport me aspiratat dhe veprimet më të gjera të popujve dhe qeverive të vendeve të Afrikës Veriore.

"Në vend që të lejojmë ekstremistët të flasin për gjithë vendin, ne duhet të dëgjojmë se çfarë thonë qeveritë e zgjedhura dhe qytetarët e lirë. Ata duan më shumë liri, më shumë drejtësi, më shumë mundësi dhe më pak dhunë. Madje ata duan edhe marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara dhe botën, jo më të këqia”.

Sekretarja Klinton tha se një vit tranzicion demokratik nuk do të zhdukë radikalizmin e ngritur gjatë dekadave të tëra të diktaturës, ndërkohë që al-Kaida në Magrebin islamik dhe grupe të tjera terroriste përpiqen të zgjerojnë ndikimin nga bazat e tyre në pjesën veriore të Malit.

Ajo tha se Partneriteti Trans-Saharian Kundër Terrorizmit po organizon stërvitje dhe po jep mbështetje për siguri më të madhe kufitare dhe për shpërbërjen e rrjeteve terroriste. Në gjithë Magrebin që është rajoni veriperëndimor i Afrikës, zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara po zgjerojnë punën e tyre me organizatat e shoqërisë civile në burgje dhe shkolla që terroristët të mos kenë mundësi të rekrutojnë njerëz të tjerë.

Meqënëse sfidat ekonomike dhe sociale kanë ndikuar në nxitjen e revolucioneve në Magreb, zonja Klinton thotë se qeveritë e reja demokratike duhet të tregojnë se ato po sjellin rezultate konkrete. Prandaj, Shtetet e Bashkuara po punojnë me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke tërhequr gratë dhe të rinjtë në ekonominë formale dhe po sigurojnë kapital për afaristët.

Ajo tha se kjo është çështje dinjiteti. Megjithëse kjo ka kuptime të ndryshme për popuj dhe kultura të ndryshme, ajo ka në vetvete diçka universale.

"Dinjiteti nuk mund të vihet në vend duke u hakmarrë ndaj atyre që perceptohen si ofeza dhe në veçanti veprimet e dhunëshme në këtë drejtim nuk mund të justifikohen kurrë. Ai vjen duke marë përsipër përgjegjësitë për vete dhe për komunitetin. Nëse shikon përqark botës sot, vendet që janë përqendruar në nxitjen e rritjes ekonomike dhe jo në nxitjen e mosmarrëveshjeve, po shkojnë përpara, duke ndërtuar shkolla, në vend që t’i djegin ato, duke investuar në krijimtarinë e popujve të tyre dhe jo duke nxitur indinjatën e tyre”.

Në deklaratat që bëri në një institut kërkimesh në Uashington, zonja Klinton shprehu edhe një herë respektin për ambasadorin Stivëns, duke thënë se ai e kishte kuptuar se diplomatët shpesh punojnë në vende ku nuk nuk mund të vendosen ushtarë, ku nuk ka ushtarë të tjerë të terren dhe ku siguria nuk është aspak e garantuar.

Sekretarja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen nga vendet e rrezikëshme dhe do të qendrojnë të angazhuara në Magreb dhe zona të tjera të botës “ku interesat dhe vlerat amerikane janë në rrezik”, sepse siç tha ajo, jo është mënyra më e mirë për të siguruar vazhdimësinë e udhëheqjes globale.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG