Lidhje

Klinton niset për një turne në pesë vende të Evropës Lindore dhe Kaukaze

  • Zëri Amerikës

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton niset sot për një turne në pesë vende të Evropës Lindore dhe Kaukaze. Zonja Klinton do të sigurojë aleatët rajonalë se përmirësimi i marrëdhënieve SHBA-Rusi nuk po bëhet në kurriz të tyre.

Ndalesa e saj e parë do të jetë kryeqyteti Kiev i Ukrainës për bisedime me presidentin Viktor Janukoviç. Udhëheqësi i Ukrainës ka zbatuar politika pro-ruse që kur erdhi në post në fillim të vitit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë ndjekur procesin e rinisjes së lidhjeve të tyre diplomatike.

Sekretarja Clinton shkon të shtunën në Poloni ku do të takohet me homologun e saj Radosllav Sikorski.

Më pas ajo do të shkojë në Azerbajxhan dhe Armeni që janë në tensione mes tyre lidhur me rajonin e Nagorni-Karabakut. Zonja Clinton pritet t’u bëjë thirrje drejtuesve të të dyja vendeve të ndjekin një marrëveshje paqeje me enklavën armene që kërkon pavarësi nga Azerbajxhani.

Sekretarja Clinton e përfundon turneun e saj me një ndalesë të hënën në Gjeorgji.

XS
SM
MD
LG