Lidhje

Klinton: Qeveria e Iranit është diktaturë

  • Zëri Amerikës

Klinton: Qeveria e Iranit është diktaturë

Klinton: Qeveria e Iranit është diktaturë

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se qeveria e Iranit është diktaturë dhe se Shtetet e Bashkuara duan ta sigurojnë popullin iranian se aspiratat e tyre për liri janë të ligjshme.

Gjatë një interviste që i dha sot shërbimit të Zërit të Amerikës, Rrjeti Persian i Lajmeve, duke ju drejtuar direkt popullit iranian, Sekretarja Klinton tha se Uashingtoni shpreson të hapë një "ambasadë virtuale në Teheran" në Internet deri në fund të vitit. Ajo tha se Amerika do të dëshironte të përmirësonte marrëdhëniet me iranianët, madje i inkurajoi studentët iranianë që të "vijnë e të studjojnë në Shtetet e Bashkuara". Ajo tha se Uashingtoni synon të mundësojë mjete që do t’u lejonin iranianëve të shmangin "perden elektronike" që Teherani ka vendosur në komunikimet në Internet.

Gjatë intervistës për programin popullor Parazit, Sekretarja Klinton tha se sanksionet e Kombeve të Bashkuara të vendosura ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor synojnë të "influencojnë dhe me shpresë të ndryshojnë politikat e regjimit". Ajo tha se sanksionet janë të nevojshme por nuk synojnë të shkaktojnë vuajtje për popullin iranian. Ajo shtoi se komuniteti ndërkombëtar po përpiqet gjithashtu të negociojë me Iranin rreth programit të tij bërthamor.

XS
SM
MD
LG