Lidhje

Klinton: Rusia dhe SHBA pranë një traktati të ri për armët bërthamore


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për traktatin e pakësimit të armëve bërthamore. Pas një takimi që pati sot në Moskë me Presidentin rus Dmitri Medvedev, zonja Klinton tha se të gjitha çështjet janë zgjidhur, me përjashtim të atyre teknike. Edhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov bëri komente të ngjashme. Ai tha se negociatat janë në fazën përfundimtare. Zonja Klinton po ashtu pritet të diskutojë për këtë çështje me kryeministrin rus Vladimir Putin. Të dy vendet kanë bashkëpunuar për afro një vit për zëvendësimin e marrëveshjes mbi pakësimin e armëve bërthamore START, të vitit 1991, e cila skadoi në dhjetor.

XS
SM
MD
LG