Lidhje

Sek. Klinton nën kujdes shëndetësor në shtëpi


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka qenë e sëmurë. Ajo humbi ndjenjat në shtëpi. Këtë njoftim e dha Depertamenti amerikan i Shtetit.

Zyrtarët thanë, se zonja Clinton ishte prekur nga një virus në stomak, që ishte arsyeja që ajo humbi lëngjet dhe më pas i ra të fikët. Po sipas zyrtarëve, tani ajo është duke e marrë veten dhe po pushon në shtëpi.

Me rekomandimin e mjekut, zonja Clinton do të punojë javën e ardhshme nga shtëpia, ndërsa do të qëndrojë vazhdimisht në kontakt me Departametnin e Shtetit dhe me zyrtarë të tjerë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se zonja Clinton nuk do të dëshmojë para komisonit të Kongresit lidhur me sulmin e muajit shtator ndaj ambasadës amerikane në Benghazi të Libisë, që është në plan të diskutohet të enjten.

Sekretarja e Shtetit i anuloi planet për të shkuar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, për shkak të virusit në stomak. Zonja Clinton është 65 vjeç.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG