Lidhje

Klinton: SHBA dhe Kina gjenden në një pikë kritike


Klinton: SHBA dhe Kina gjenden në një pikë kritike
Klinton: SHBA dhe Kina gjenden në një pikë kritike

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina gjenden në një pikë kritike, ku marrëdhëniet mes tyre janë përfshirë me premtime dhe me mosmarrëveshje të mëdha.

Në një fjalim të mbajtur sot në Departamentin e Shtetit, sekretarja Klinton tha se Uashingtoni synon arritjen e një marrëdhënieje “pozitive, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse”. Për të arritur sukses, sekretarja Klinton tha se të dyja palët duhet të jenë të ndershme rreth mospajtimeve që ekzitojnë. Ajo tha se mosbesimi vazhdon të jetë i pranishëm në të dyja palët.

Sekretarja e Shtetit i bëri komentet para vizitës së planifikuar të presidentit kinez Hu Gjintao javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ushtrojnë trysni ndaj Kinës për gjendjen e të drejtave të njeriut, dhe do ta ngrejnë zërin kur Pekini mohon lirinë e fesë, ndalon blogjet në internet dhe burgos disidentët. Në mënyrë specifike ajo përmendi burgosjen e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe Liu Xiaobo.

Ajo gjithashtu tha se Kina duhet t’u japë fund politikave ekonomike diskriminuese kundër Shteteve të Bashkuara dhe bizneseve të huaja. Shtetet e Bashkuara janë ankuar për një kohë të gjatë se Kina në mënyrë të padrejtë menaxhon kursin e këmbimit në mënyrë që kompanitë kineze të përfitojnë.

XS
SM
MD
LG