Lidhje

Klinton siguron vendet aziatike se marrëveshja për borxhin do të arrihet

  • Zëri Amerikës

Klinton siguron vendet aziatike se marrëveshja për borxhin do të arrihet

Klinton siguron vendet aziatike se marrëveshja për borxhin do të arrihet

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, siguroi Kinën dhe vendet e tjera aziatike se ligjvënësit amerikanë do të arrijnë një marrëveshje për të mënjanuar mospagimin e kësteve të borxhit.

Sekretarja e Shtetit po përpiqet të sigurojë investitorët aziatikë se ligjvënësit amerikanë do të arrijnë një marrëveshje për të mënjanuar mospërmbushjen e detyrimeve financiare.
Zonja Klinton tha se ka besim se kongresi do të punojë me presidentin Barak Obama për një plan që do të përmirësojë perspektivën fiskale afatgjatë të vendit.

"Ndërsa udhëtoja nëpër rajon, u pyeta nga shumë njerëz - si do ta zgjidhin Shtetet e Bashkuara sfidën e tavanit të borxhit. Më lejoni t’ju siguroj se ne i dimë mirë pasojat. E dimë sa e rëndësishme është kjo çështje për ne dhe sa e rëndësishme është ajo edhe për ju. Beteja politike në Uashington është intensive tani por këto lloj debatesh kanë qënë konstante në jetën tonë politike gjatë gjithë historisë," tha zonja Klinton.

Ndërkohë sot në rajonin e Azi-Paqësorit tregjet e aksioneve ranë ndërsa investitorët prisnin të shihnin arritjen e një marrëveshjeje për rritjen e kuftirit të borxhit amerikan.
Analistët thonë se tregjet në mbarë globin do t’u kushtojnë vëmendje të madhe negociatave të borxhit këtu në Shtetet e Bashkuara dhe mundësisë që ekonomia më e madhe e botës të humbasë besimin e investitorëve.

XS
SM
MD
LG