Lidhje

Klinton, thirrje Kinës të frenojë Korenë e Veriut nga aktet provokative

  • Zëri Amerikës

Klinton, thirrje Kinës të frenojë Korenë e Veriut nga aktet provokative

Klinton, thirrje Kinës të frenojë Korenë e Veriut nga aktet provokative

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton i bëri thirrje Kinës të frenojë Korenë e Veriut nga aktet provokative.

Zonja Klinton diskutoi me Këshilltarin kinez të Shtetit Dai Bingguo mbi hapat e mëtejshëm drejt mbylljes së programit bërthamor të Phenianit, në se bisedimet këtë javë mes diplomatëve amerikanë dhe atyre të Koresë së Veriut shënojnë përparim.

Zonja Klinton takoi zotin Dai në qytetin jugor Shenzhen, ndalesa e fundit në udhëtimin e saj në Azi.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i cilësoi bisedimet si produktive dhe tha se zyrtarët kinez e bënë të qartë se synojnë të shtyjnë Korenë e Veriut dhe lanë të kuptohet qartë se Pekini nuk është i kënaqur me sjelljen e Koresë së Veriut.

Pheniani u largua nga bisedimet për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor në vitin 2008 dhe u fajësua vitin e kaluar për një sulm me torpedo në një anije koreanojugore që la të vrarë më shumë se 40 detarë.

XS
SM
MD
LG