Lidhje

Klinton: Ushtria iraniane luan një rol gjithnjë e më të madh në ekonomi

  • Zëri Amerikës

Klinton: Ushtria iraniane luan një rol gjithnjë e më të madh në ekonomi

Klinton: Ushtria iraniane luan një rol gjithnjë e më të madh në ekonomi

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i tha Zërit të Amerikës se ushtria iraniane po angazhohet gjithnjë e më shumë në econominë e vendit.

Në një intervistë ekskluzive në programin e Zërit të Amerikës “Parazit” të Rrjetit Persisht të Lajmeve, zonja Klinton tha se mese duket vendi po shkon drejt marrjes nën kontroll nga ushtria. Ajo vuri në dukje faktin se forcat ushtarake Kuds kanë marrë përsipër disa ndërmarrje ekonomike.

Sekretarja Klinton, e cila iu përgjegj në seri pyetjesh drejtpërdrejt nga audienca iraniane, tha gjithashtu se Sthetet e Bashkuara po marrin një seri masash për të shmangur “perden elektronike” siç e quajti ajo, përfshirë edhe krijimin e një “ambasade virtuale në Teheran” deri në fudn të këtij viti. Ajo tha se Uashingtoni shpreson të influencojë vaënërisht studentët iranianë dhe t’i inkurajojë ata të studjojnë në Shtetet e Bashkuara.

Sekretarja Klinton tha gjithashtu se ka të dhëna të pakundërshtueshme rreth komplotit të organizuar nga një iraniano-amerikan për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara. Ajo e quajti komplotin tronditës dhe tha se Uashingtoni shpreson që Irani ta dorëzojë personin e dyshuar, i cili është anëtar i forcave Kuds.

Intervista me sekretaren Klinton u bë në të njejtën ditë që ekspertë të ndryshëm thanë gjatë një seance dëshmish në Kongres për sigurimin kombëtar se duhet rivlerësuar politika amerikane ndaj Iranit dhe se duhet bashkërenduar përpjekjet me aleatët për t’i vënë sanksione bankës qendrore të Iranit.

Ish zyrtarë të ushtrisë dhe ligjvënës thanë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për sigurinë kombëtare se nëse forcat iraniane ishin të implikuara në komplotin për atentat ndaj ambasadorit saudit në Uashington, siç ka thënë administrata Obama, plani ka qënë miratuar në nivelet më të larta të qeverisë iraniane. Teherani e ka hedhur poshtë pjesëmarrjen në komplot.

XS
SM
MD
LG