Lidhje

Shqipëria dhe Bashkimi Europian


Pavarësisht nëse zgjerimi shtyhet, BE është mjaft i angazhuar në rajonin e Ballkanit dhe ndjek nga afër përpjekjet e vendeve për t'u integruar. Kështu deklaroi sot i ngarkuari me punë i Bashkimit Europian në Shqipëri, Klive Rumbold në një konferencë të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, ku morën pjesë politikanë dhe studiues të njohur në çështjet e integrimit.

Reformat e Shqipërisë duhet të ecin përpara dhe vendi duhet të bëhet gati për antarësim dhe për këtë fillimisht duhen plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Rezultatet e këtyre reformave do ta shkurtojnë distancën që vendi ka me BE-në. Standartet duhen plotësuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të besueshme. sfidat e Shqipërisë mbeten të njëjta.


“Reformat duhet të forcojnë shtetin ligjor, demokracinë, zhvillimin; këto nuk janë të lehta dhe duan kohë - tha zoti Rumbold. - Vit pas viti po përparon në këto detyra, dhe gjithcka varet nga forcimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe nga respektimi i lirive dhe të drejtave themelore. Të gjithë vendet kandidate kanë të njëjtat detyra dhe të gjithë qytetarët përfitojnë të njëjtat vlera, tha ai.

“Këtë qershor Shqipëria çeli një kapitull të ri në rrugën e antarësimit europian. Tani është përgegjësi e autoriteteve shqiptare që të hedhin hapin tjetër; të plotësojnë kriteret për hapjen e negociatave”. - tha zoti Rumbold. - Detyrat janë po ato; reforma në administratën publike dhe në sistemin e drejtësisë, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtja e të drejtave dhe mos-diskriminimi i pakicave dhe zbatimi i të drejtës së pronës. Shqipëria ka nevojë të dyfishojë përpjekjet për të ecur përpara në këto fusha, sipas tij, po ashtu duhet të rivendoset dialogu politik në parlament.

Komentet e zotit Rumbold erdhën një ditë pas bisedimeve të nivelit të lartë që komisioneri i BE-së Stefan Fyle zhvilloi në Tiranë, me pjesëmarrjen e qeverisë dhe opozitës. BE do të vazhdojë të ndihmojë vendet kandidate me politika dhe me fonde, si qeverinë qendrore e vendore ashtu edhe shoqërinë civile, sepse integrimi nuk është qëllim në vetvete, por kryesorja, thekson BE, është që jeta e qyettarëve të përmirësohet sipas standarteve europiane.

XS
SM
MD
LG