Lidhje

Dita peruane e kllounëve


Në kryeqytetin Lima të Perusë, qindra kllounë profesionistë të veshur me kostume shumëngjyrëshe marshuan në rrugët e qytetit për të festuar ditën peruviane të kllounëve.

Parada u mbajt për të nderuar kllounin e njohur peruvian Jose Alvares Velez, i njohur me emrin Tony Perejil, i cili vdiq në vitin 1987. Perejil, ose "kllouni i të varfërve", quhej kështu sepse gjatë viteve 80, ai e ngrinte çadrën e tij të vjetër të cirkut në lagjet më të varfëra në periferitë e Limës.

Në paradën e tyre, kllounët i bënë thirrje qeverisë të marrë parasysh kërkesat e tyre për t'u dhënë më tepër përfitime shëndetësore.
XS
SM
MD
LG