Lidhje

Marrëveshje për qeveri koalicioni në Gjermani


Ligjvënësit gjermanë kanë arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie koalicioni, më tepër se dy muaj pas zgjedhjeve të vendit.

Pas negociatave maratonë sot, Partia Kristiandemokrate e kancelares Angela Merkel dhe Partia Socialdemokrate finalizuan një marrëveshje për formimin e një koalicioni të madh, i cili do të përcaktojë një pagë minimale të detyrueshme dhe politikat financiare që duhet të ndjekë vendi.

Hollësitë e planeve të koalicionit pritet të publikohen sot.

Por para finalizimit, marrëveshja duhet të miratohet me votën e anëtarëve të partisë socialdemokrate, me 470 mijë anëtarë. Rezultatet priten nga mesi i dhjetorit.

Në se marrëveshja me soacialdemokratët bie, partia e zonjës Merkel mund të bëjë aleancë me partinë e gjelbër, ose të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Zonja Merkel u rizgjodh në shtator me votë popullore, por partia e saj e humbi shumicën në parlament, duke e detyruar atë të kërkojë një qeverisje me koalicion.
XS
SM
MD
LG