Lidhje

Greqia përpiqet të arrijë marrëveshje me huadhënësit


Greqia po përpiqet të arrijë marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtarë mbi një raund të ri masash të ashpra ekonomike, me synimin për të siguruar paketa të tjera ndihmash për qeverinë e Athinës.

Zyrtarët grekë kanë rifilluar bisedimet me inspektorët financiarë të Bashkimit Evropian, të Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar rreth një plani për të shkurtuar shpenzimet qeveritare me gati 15 miliardë dollarë.

Greqia po përpiqet të sigurojë mbështetje për shkurtimet e shpenzimeve, me qëllim që të marrë një këst të ri prej 40 miliardë dollarësh nga paketa e saj e dytë e shpëtimit në dy vjetët e fundit, për të shmangur dështimin e pagimit të borxhit të saj.

Ministri grek i Financave, Yannis Stournaras tha se bisedimet me kreditorët e vendit janë të vështira.

Udhëheqësi socialist Evangelos Venizelos, një prej partnerëve të rinj në qeverinë greke të koalicionit, tha se huadhënësit nuk kanë pranuar propozimet e Greqisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG