Lidhje

Kobe Bryant luan lojën e tij të fundit


Basketbolli amerikan ka humbur një prej yjeve të tij që ka dominuar parketin e lojës për afro dy dekada. Kobe Bryant luajti mbrëmë lojën e fundit në karrierën e tij legjendare në ndeshjen e “Lakers” të Los Anxhelosit përballë “Jazz” të Jutas, pas një karriere 20-vjeçare.

Pas rekordit të tij prej 60 pikësh për sezon, të cilat ndihmuan skuadrën e tij të siguronte fitoren përballë skuadrës “Utah Jazz”, Kobe Bryant tha se mbështetja kishte qenë e jashtëzakonshme.

“Ende nuk më besohet. Jam ende i shokuar nga mbështetja që mora gjatë gjithë mbrëmjes nga skuadra, tifozët dhe familja. Është e pabesueshme.”

Kobe Bryant njihet për etikën e tij të fortë të punës dhe po planifikon që të vazhdojë të merret me aktivitete.

“Mendoj se e rëndësishme është të merresh me diçka, duke zhvilluar me disiplinë një rutinë të re. Kam patur rutinën time gjatë gjithë karrierës dhe mendoj se do të ishte e vështirë të ngrihesha një mëngjes pa një qëllim dhe pa një drejtim. Prandaj duhet të gjej diçka të re me të cilën të kem dëshirën të merrem.”

Karriera e tij e mirënjohur përmbledh arritje si pesë kampionate të Ligës Kombëtare të Basketbollit, NBA dhe çmime të mëdha, përfshirë dhe dy medalje ari në Olimpike.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG