Lidhje

Urdhër arresti për Mikhail Kodorkovskin


Një gjykatë ruse ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Mikhail Khodorkovskyn, ish-shef i kompanisë Yukos Oil dhe kritik i presidentit Vladimir Putin.

Policia ruse e akuzon Khodorkovskyn, që aktualisht jeton në Londër se ka urdhëruar vrasjen e kryetarit të bashkisë së një qyteti naftënxjerrës në Siberi.

Zoti Khodorkovsky i mohon akuzat. Sot, ai tha në media sociale se akuzat janë një përgjigje ndaj punës së tij pro-demokracisë.

Biznesmeni u arrestua në vitin 2003 dhe ndaj tij u ngritën akuza për mashtrime me taksat. Zoti Khodorkovsky thotë se këto akuza, nga të cilat ai bëri dhjetë vjet burg, ishin motivuar nga mbështetja e tij financiare për opozitën.

Që kur u lirua në vitin 2013, ai ka jetuar jashtë Rusisë dhe ka themeluar një lëvizje pro-demokraci të quajtur “Rusia e Hapur” që ka si synim reformën politike në Rusi.

XS
SM
MD
LG