Lidhje

Kolegji Zgjedhor përgjigjet më 6 korrik për ankesën e PS

  • Armand Mero

Kolegji Zgjedhor përgjigjet më 6 korrik për ankesën e PS

Kolegji Zgjedhor përgjigjet më 6 korrik për ankesën e PS

Në Shqipëri Kolegji Zgjedhor vendosi sot të shqyrtojë më datë 6 korrik ankesën e Partisë Socialiste lidhur me vendimet e fundit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për shpalljen e fituesit për bashkinë e Tiranës dhe tabelat e rezultateve.

Socialistët kanë identifikuar 284 qendra votimi në kryeqytet në të cilat sipas tyre ka mospërputhje të shifrave mes fletëve të votimit dhe numrit të votuesve. Socialistët thonë gjithashtu se nga vëzhgimi që i kanë bërë materialeve filmike të procesit të numërimit, mospërputhja e shifrave ka ndodhur sipas tyre, pasi Komisioni qëndror nisi procesin e rinumërimit. Faktet e gjetura, sipas socialistëve janë të mjaftueshme për të shpallur pavlefshëmrinë e zgjedhjeve në Tiranë e përsëritjen e tyre duke qenë se është cënuar parimi kushtetues një zgjedhës një votë, shprehen ata.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor do të jetë përcaktues për fatin e sfidës së kryeqytetit. Nëse do të hidhet poshtë ankimimi I socialistëve atëherë zoti Basha i cili është shpallur fitues me 93 vota, nuk ka më asnjë pengesë për të marrë drejtimin e Bashkisë. Në rast të kundërt, një vendim në favor të socialistëve do të rihapte edhe një herë garën për kryeqytetin.

XS
SM
MD
LG