Lidhje

Kolegji Zgjedhor publikon vendimin e 3 qershorit mbi kërkesën e Partisë Socialiste

  • Armand Mero
  • Tiranë

Kolegji Zgjedhor publikon vendimin e 3 qershorit mbi kërkesën e Partisë Socialiste

Kolegji Zgjedhor publikon vendimin e 3 qershorit mbi kërkesën e Partisë Socialiste

Kolegji zgjedhor publikoi sot vendimin e tij të 3 qershorit me anë të të cilit rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për të konsideruar të paligjshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i hapi rrugë rinumërimit të fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Sipas vendimit, pretendimet e socialistëve janë të pabazuara, si ai që lidhet e faktin se sipas tyre akti i KQZ-së ka qenë normativ e si i tillë duhej të miratohej me të paktën 5 vota, ashtu edhe pretendimi tjetër se KQZ-ja ka ka ndryshuar rregullat në fund të procesit.

Sipas Partisë Socialiste vendimi i marrë nga KQZ-ja ka qenë një akt normativ pasi “është miratuar sipas mënyrës së miratimit të akteve normative dhe gëzon të gjitha cilësitë e një akti të tillë sepse përcakton rregullime me fuqi juridike të përgjithshme, parashikon hipoteza abtsrakte të cilat nuk dihet nëse do të zbatohen në të ardhmen si dhe nuk përfundon me një akt të vetëm zbatimi”.

Por në arsyetimin juridik të Kolegjit Zgjedhor “Akti i KQZ-së është një akt individual dhe nuk gëzon cilësitë e një akti normativ. Nëpërmjet këtij vendimi është rregulluar një marrëdhënie juridike specifike e cila ka lindur pas kërkesës së disa KZAZ-eve të njësisë zgjedhore Bashkia Tiranë lidhur me fatin e një kategorie votash të hedhura aksidentalisht në kutinë e gabuar brenda së njejtës qendre votimi. Statusi juridik i saj nuk shtrihet në të gjitha KZAZ e Tiranës dhe aq më pak në të gjithë territorin e Shqipërisë, pasi akti i KQZ-së rezulton vetëm për 9 zona zgjedhore”, shpjegon Kolegji sipas të cilit KQZ-ja është vënë në lëvizje nga një fakt konkret e jo abstrakt “Për pasojë edhe votimi më katër vota Pro është i vlefshëm”, shprehen gjyqtarët e Kolegjit.

Sipas vendimit “KQZ kishte detyrim ligjor që të shprehej për situatën e krijuar pas kërkesave të paraqitura nga KZAZ dhe Partia Demokratike dhe ka vepruar sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikqyrjen si dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar.Ky organ legjitimohet të shqyrtojë çdo ankesë apo problem juridik që lidhet me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si para dhe pas zgjedhjeve”, shprehet Kolegji.

Lidhur me veprimtarinë e KQZ në rolin e një Komisioni zonal qëndror për Tiranën, i cili sipas socialistëve duhej vetëm të bënte mbledhjen matematikore të rezultateve të të gjitha komisioneve zonale të kryeqytetit, Kolegji shprehet se “KQZ është organi epror i admnistratës zgjedhore dhe si i tillë ushtron edhe kompetencat e organeve të varësisë në rastet kur ato nuk mund të ushtrojnë detyrat e tyre. Procedura e ndjekur ka qenë në përputhje me rregullat e shqyrtimit administrativ të akteve nga organet kolegjiale”, thuhet më tej në vendim.

“Akti i KQZ është në përputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor – vazhdon më tej Kolegji - nuk parashikon në asnjë rast moslejimin apo ndalimin e vlerësimit dhe numërimit të një sasie të caktuar votash, qofshin këto të hedhura në kutinë e gabuar, vota që shprehin qartë vullnetin e zgjedhësve që kanë votuar dhe po kështu nuk ndalon të drejtën e cdo zgjedhësi që vota e tij të shyrtohet dhe vlerësohet nëse është e vlefshme. Eshtë detyrimi kushtetues për vlerësimin e votës që detyron KQZ jo vetëm të numëroje por edhe të vlerësojë votat e zgjedhësve në arritjen e qëllimit final, sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor”, shpjegohet në motivacionin juridik të Kolegjit.

Lidhur me pretendimin e socialistëve se “vendimi i KQZ është i palgjishëm sepse ka përcaktuar rregulla të reja në një fazë të procesit që konsiderohet e kapërcyer”, Kolegji u shpreh se “KQZ nuk ka normuar rregulla të reja, por ka zgjidhur një situatë të re të patrajtuar më parë, situatë e krijuar në një moment të caktuar zgjedhor” .

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG