Lidhje

Kolegji zgjedhor rrëzon dy vendime të KQZ-së

  • Armand Mero
  • Tiranë

Kolegji zgjedhor rrëzon dy vendime të KQZ-së

Kolegji zgjedhor rrëzon dy vendime të KQZ-së

Në Tiranë Kolegji zgjedhor rrëzoi sot dy vendime të Komisionit qëndor të zgjedhjeve që kishin të bënin me përmbajtjen e fletëve të votimit, ndërkohë që në fundjavë kish rrëzuar më parë edhe vendimin për formën dhe modelin e fletës së votimit që do përdoret në zgjedhjet vendore të 8 majit

Kolegji zgjedhor gjeti të parregullt vendimin e Komisionit zgjedhor, për të cilin ishte ankuar Partia Socialiste e që lidhej me faktin se në fletën e votimit në Tiranë krahas emrit të kandidatit të saj Edi Rama ishte vënë vetëm sigla e koalicionit, ndërsa në krah të rivalit të tij Lulzim basha ishin renditur siglat e të gjitha partive të koalicionit të djathtë.

Po ashtu, Kolegji rrëzoi edhe vendimin e ankimuar po nga socialistët, për fletët e votimit për këshillat bashkiak, ku koalicioni i djathtë ishte i pari në listë, ndërkohë që sic pranoi edhe kolegji, për shkak të rendit alfabetik në fillim të fletës së votimit duhet të jetë koalicioni i majtë me siglat “AA”.

Vendimet e sotme të Kolegjit pasojnë atë të marrë në fundjavë ku u rrëzua modeli dhe forma e fletës së votimit e miratuar vetëm më 4 vota nga komisioni qëndror. Sipas kolegjit vendimi përbën një akt normativ e si i tillë kërkon të paktën 5 vota të anëtarëve. Komisioni qëndror tani duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë e me konsensus pasi edhe afatet kohore për prodhimin e fletëve të votimit janë shkurtuar ndjeshëm.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG