Lidhje

Kolegji Zgjedhor, vendimi nesër

  • Armand Mero

Kolegji Zgjedhor, vendimi nesër

Kolegji Zgjedhor, vendimi nesër

Në Shqipëri Kolegji zgjedhor shtyu për nesër dhënien e vendimit lidhur më kërkesën e partisë socialiste që Komisioni Zgjedhor të urdhërohet të marrë në shqyrtim ankesën kundër shpalljes së fituesit për zgjedhjet për bashkinë e kryeqytetit, si dhe atë që lidhet më pavlefshërinë e këtyre zgjedhjeve. Seanca e sotme zgjati afër 4 orë gjatë së cilave palët paraqitën argumentat e tyre. Socialistët madje i kërkuan trupës gjykuese që nëse e cmonte, ajo vetë mund të shprehej edhe mbi cështjen e pavlefshmërisë, duke i vënë në dispozicion edhe provat e tyre.

Në ndryshim nga më parë, kur për cështjet e forta që Kolegji Zgjedhor është detyruar të trajtojë lidhur me procesin e zgjedhjeve të 8 majit për pushtetin vendor dhe vecanërisht ato që lidhen me garën për kryeqytetin, vendimi është dhënë brenda ditës, sot trupa gjykuese e shtyu për nesër dhënien e vendimit të saj. Kolegji mori në shqyrtim kërkesën e Partisë Socialiste kundër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ky i fundit, më 28 qershor kishte rrëzuar ankimimin e opozitës lidhur me shpalljen fitues të zgjedhjeve në Tiranë të kandidatit demoktrat Lulëzim Basha dhe deklarimin e pavlefshmërisë së garës elektorale në Tiranës. Komisioni në atë kohë shpalli moskompetencën e vet për të shqyrtuar edhe një herë rezultatin dhe konsideroi se kërkesa për pavlefshmëri ishte jashtë afatit. Tani socialistët kërkojnë që Kolegji të urdhërojë Komisionin qëndror që ta shqyrtojë këtë ankimim, pasi sipas tyre ka vepruar në kundërshtim me ligjin

Debatet janë ripërsëritur edhe në sallën e kolegjit mes palëve, ku përfaqësuesja e KQZ kërkoi që ankimimi i socialistëve të rrëzohej.

Pas katër orësh procesi u mbyll. Mundësitë tanimë janë që, nëse hidhet poshtë kërkesa e socialistëve, atëherë kapitulli i garës për Tiranën mund të konsiderohet i mbyllur dhe zoti Basha nuk ka më pengesa për të marrë në dorë drejtimin e kryeqytetit. Në rast të kundërt, cështja do të rikthehej në Komisionin qëndror për të përfunduar edhe një herë, sipas të gjitha gjasave, sërish në Kolegj.

Por ka edhe një mundësi të tretë. Socialistët lanë në dorë të Kolegjit të cmonte nëse mund të shprehej direkt për kërkesën për pavlefshmëri e për këtë ato i dorëzuan edhe provat që ata kanë mbledhur. Megjithatë kjo pikë mbetet në vlerësim të trupit gjykues nëse dëshiron të vleresoje apo jo edhe këtë cështje.

XS
SM
MD
LG