Lidhje

Përmbytjet në Kolorado


Zyrtarë të shtetit të Kolorados, në perëndim të SHBA-së, thonë se operacionet e shpëtimit në zonat e prekura nga përmbytjet vdekjeprurëse po përballen me sfida të reja, sepse disa njerëz refuzojnë të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa reshje të tjera shiu priten në rajonin malor.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të evakuohen prej zonave të bllokuara si Jamestown, ku rrugët u shndërruan në lumenj të vrullshëm, pasi sasia e reshjeve të shiut të këtyre ditëve në Kolorado arriti nivele për të cilat normalisht do të duheshin muaj.

Së paku katër persona kanë humbur jetën që kur shirat filluan të mërkurën. Një person i pestë rezulton i humbur dhe mendohet se mund të ketë vdekur. Numri i viktimave pritet të rritet.

Parashikuesit e motit thanë se në zonat e prekura, pritet të ketë akoma më shumë shira sot.
XS
SM
MD
LG