Lidhje

Ekipe speciale do të kontrollojnë apartamentin e të dyshuarit në Kolorado


Hetuesit thonë se ende është i paqartë motivi i sulmit që la të vrarë 12 vetë

Specialistë të skuadrave për çaktivizimin e bombave në shtetin Kolorado të Shteteve të Bashkuara janë përgatitur që të hyjnë në shtëpinë e personit të akuzuar për vrasjen e 12 njerëzve në një kinema. Shtëpia e James Holmsit ishte cilësuar si një labirinth me tela dhe lëndë shpërthyese dhe policia lokale nuk arriti që të hynte dot në të. Punonjës të skuadrave për çaktivizimin e bombave, sëbashku me robotë dhe pajime të tjera u rikthyen sot sërish në aprtamentin e Holmsit, një ditë mbasi ai hapi zjarr ndaj njerëzve në qytezën Aurora. 12 njerëz u vranë dhe 70 të tjerë u plagosën. James Holmes është ndaluar dhe po mbahet nën mbikqyrjen e policisë. Hetuesit thonë se ende është i paqartë motivi i sulmit.

Policia në periferinë Aurora të Denverit thotë se 12 persona u vranë dhe 70 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve gjatë konfuzionit që u krijua pas të shtënave.
Ngjarja ndodhi ditën e premte në mëngjes kur një 24 vjeçar i armatosur hapi zjarr ndaj tyre. Guvernatori i Kolorados John Hickenlooper thotë se ai takoi disa prej viktimave:

“Në raste të tilla ka viktima që mbeten të dëmtuar për jetë. Ne si komunitet kemi nisur të mbledhim ndihmat e para dhe vetëm në tre orët e para të krijimit të faqes së internetit givingfirst.com u blodhën 125 mijë dollarë ndihma”.

Kandidati republikan Mitt Romney shprehu ngushëllimet në takimin që pati me mbështesëtsit e tij në New Hampshire.

“Ne jemi zemërthyer nga kjo tragjedi. Anna dhe unë u bashkohemi ngushëllimeve të thella të Presidenti dhe Zonjës së Parë e të gjithë amerikanëve për ata, të cilëve jeta iu ndërpre nga një ngajrje e tillë në Kolorado”.

24 vejeçari James Holmes, i cili kreu aktin, përshkruhet nga fqinjët si njeri i vetmuar. Ai ishte i armatosur rëndë dhe u arrestua menjëherë mbas ngjarjes. Së fundmi ai kishte ndërprerë studimet në shkollën mjekësore të Kolorados.

Policia thotë se ai shpërtheu disa bombola me gaz brenda një salle kinemaje dhe më pas nisi të qëllonte në masë. Shefi i policisë së qytezës Aurora thotë se apartamenti i James Holmsit ishte një labirinth telash dhe lëndësh shpërthyese:

“Të hyje në shtëpinë e tij ishte shumë e ndërlikuar. Personalisht nuk kam parë deri më sot një pamje të tillë si ajo që na u shfaq atje. Atje ka pajime nga më të ndryshmet, tela, kavanozë të mbushura me municione, kavanozë me lëndë të lëngshme shpërthyese, disa pajime që duken si mortaja.”

Sulmi në sallë e kinemasë në Aurora renditet si më i rëndi në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2009, kur një ushtarak me probleme mendore vrau 13 ushtarë dhe civilë në një bazë ushtarake në Teksas.
XS
SM
MD
LG