Lidhje

Kolumbia sot nënshkruan paqen me kryengritësit


Pak përpara nënshkrimit të marrëveshjes së paqes që do t’i japë fund një lufte mbi 50-vjeçare ndërmjet qeverisë kolumbiane dhe udhëheqësve rebelë, Presidenti Juan Manuel Santos tha se sot është një ditë tepër e veçantë për të gjithë kolumbianët.

Presidenti Santos tha se nënshkrimi i marrëveshjes së paqes me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, ka qenë një rezultati i një negocimi të vështirë pas gati 52 vite lufte.

Në ceremoninë e sotshme marrin pjesë presidentë nga mbarë Amerika Latine, udhëheqës të organizatave ndërkombëtare, si dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Marrëveshja do të pasohet nga një referendum mbarëkombëtar që do të zhvillohet më datë 2 tetor.

XS
SM
MD
LG