Lidhje

Kolumbi: Vritet kryetari i grupit terrorist FARK


Kolumbi: Vritet kryetari i grupit terrorist FARK

Kolumbi: Vritet kryetari i grupit terrorist FARK

Kolumbianët shprehen të lehtësuar dhe optimisët që udhëheqësi i grupit më të madh terrorist në vend, vdiq.

Disa kolumbianë dolën nëpër rrugë për të festuar mbasi presidenti Juan Manuel Santos doli në televizion për të njoftuar se forcat kolumbiane kishin vrarë Alfonso Kano gjatë një bombardimi në një rajon jugperëndimor ditën e djeshme.

Zoti Santos e quajti vdekjen e Alfonso Kano si “goditja më e madhe” kundër forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbis, FARK, në historinë e grupit. Ai iu bëri thirrje rrebelëve të majtë që të “çmobilizohen” tani që udhëheqësi i tyre ka vdekur. Presidenti tha se “dhuna nuk është rruga e duhur”.

Pamjet e treguara nga televizioni qeveritar treguan trupin e komandantit të FARK-ut pa syzet dhe pa beretën e tij tradicionale. Zyrtarët thonë se shenjat e gishtave kanë vërtetuar se ai ëshë Alfonso Kano.

XS
SM
MD
LG