Lidhje

Komandanti i krahut jugor të NATO-s Fitzgerald, në Kosovë

  • Leonat Shehu

Komandanti i krahut jugor të NATO-s Fitzgerald, në Kosovë

Komandanti i krahut jugor të NATO-s Fitzgerald, në Kosovë

Komandanti i krahut jugor të NATO-s admirali Mark Fitzgerald, ishte në Kosovë për të ndjekur punën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë në procesin e çminimit të fushave të minuara.

Në një takim me udhëheqësit politikë të Kosovës, Admirali Fitzgerald ritheksoi përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e sigurisë dhe përgatitjen e mekanizmave të tjerë të sigurisë në vend.

Në këtë kuadër ai po ndjek nga afër zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që po stërvitet nga NATO-ja, e cila do të numërojë 2 mijë e 500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervistë.

Vizita e admiralit Mark Fitzgerald në Kosovë bëhet në një kohë kur është paralajmëruar kalimi i përgjegjësive për ruajtjen e objekteve fetare e kulturore serbe nga trupat e NATO-s tek forcat e sigurisë në Kosovë.

Në fillim të kësaj jave KFOR-i njoftoi së deri në fund të këtij muaji do të kalojë përgjegjësitë tek policia e Kosovës për ruajtjen e manastirit të Graçanicës.

XS
SM
MD
LG