Lidhje

Komandanti i lartë ushtarak amerikan shikon në çëshjtet e udhëheqjes lidhur me vrasjet në Afganistan

  • Luis Ramirez

Ndaj rreshterit të ushtrisë amerikane Robert Bales janë ngritur 17 akuza për vrasje të paramenduara. Zyrtarët thonë se hetimet lidhur me vdekjet vazhdojnë, përfshi shqyrtimin e klimës në komandë në njësinë ku sherbente Bales, për të parë se çfarë faktorësh mund të kenë kontribuar për vrasjet në provincën e Kandaharit në Afganistanin jugor.

Duke folur për gazetarët në Pentagon, gjenerali Allen sugjeroi se një hetim i plotë po zhvillohej pas incidenteve të rënda, përfshi djegien e paqëllimtë kohët e fundit të kopjeve të Kuranit nga ushtria amerikane dhe një video që qarkulloi më herët që tregonte marinsat amerikan që urinonin mbi kufomat afgane.

“Secila prej këtyre ishte dështim në udhëheqje në një formë apo tjetër.”

Gjenerali po i jep fund një vizite në Washington, ku ai është përballur me pyetje të vështira nga ligjvënësit dhe të tjerë lidhur me efikasitetin e përpjekjeve dhjetë vjeçare të ushtrisë amerikane në Afganistan. Ai po ashtu u përball me pyetjet se nëse dislokimet e shumfishta dhe stresi i luftës në konflikt kanë qënë burim problemesh.

Në citimet e tij të henën, gjenerali tha se shumica e oficervë në forca janë tejet të trajnuar.

“Turnetë e përsëritura në Afganistan dhe para kësaj në Irak nuk e zvogëlojnë në thelb efikasitetin e forcave.”

Rreshteri Bales ishte dislokuar për të katërtën herë pas tre turneve në Irak, ku raportet thonë se ai pësoi një dëmtim në tru.

Gjenerali Allen nuk trajtoi specifikisht disa nga raportet që kanë qarkulluar rreth rreshterit Bales, përfshi ato që thonë se ai mund të kishte qënë duke pirë para se të largohej nga baza e tij për siç thuhet sulmuar fshatarët ndërkohë që ata flinin.

Gjenerali Allen tha se ai do të shikojë nga afër atë që ai tha se është një hetim shumë i plotë.

Forcat amerikane kanë paguar kompensim për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në sulmin në fjalë.

Ushtari Bales po mbahet në një burg ushtarak në shtetin e Kansasit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG