Lidhje

Komandanti i Natos kërkon falje për Kuranin


Komandanti i Natos kërkon falje për Kuranin
Komandanti i Natos kërkon falje për Kuranin

Një grup prej të paktën 2 mijë protestuesish të zemëruar u mblodhën sot jashtë bazës kryesore ushtarake amerikane në Afganistan, pas njoftimeve se trupat e huaja brenda ambasadës kishin asgjësuar kopje të Kuranit.

Disa nga protestuesit thërrisnin parrulla anti-amerikane, hidhnin gurë dhe ndezën disa zjarre jashtë bazës ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, ndërsa rojet u kundërpërgjigjën me plumba plastikë.

Komandanti i koalicionit ndërkombëtar, gjenerali amerikan John Allen, kërkoi menjëherë falje dhe urdhëroi zhvillimin e një hetimi për këtë çështje. Ai tha se NATO po merr masa për t’u siguruar “që kjo të mos ndodhë më”. Ai tha se librat i janë dorëzuar autoriteteve fetare, që t’i çojnë ato ku të dëshirojnë, pa i asgjësuar. Po sot, gjenerali Allen lëshoi një direktivë të re, sipas së cilës të gjitha forcat e koalicionit në Afganistan duhet të kryejnë një kurs brenda datës 3 mars, ku të mësojnë se si t’i trajtojnë materialet fetare.

XS
SM
MD
LG