Lidhje

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë shtimin e dhunës në Siri

  • Margaret Besheer

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë shtimin e dhunës në Siri

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë shtimin e dhunës në Siri

Diplomatët thonë se shefi politik i Kombeve të Bashkuara Lynn Pasco i tha Këshillit të Sigurimit se rreth 400 njerëz, ose mesatarisht 40 në ditë janë vrarë që nga mbërritja në Siri të vëzhguesve të Lidhjes Arabe me 26 dhjetor. Ambasadorja amerikane Susan Rice dënoi dhunën dhe fajësoi qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad.

“Kjo tregon qartë se qeveria në Siri, në vend që të shfrytëzojnë rastin për të përmbushur angazhimin në bazë të protokollit me Lidhjen Arabe për t’i dhënë fund dhunës, ajo po shton dhunën, pavarësisht prezencës së vëzhguesve, dhe ka ndërmarrë akte të mëtejshme brutale kundër popullsisë së vet, madje shpesh në prani të vëzhguesve.”

Zonja Rice përsëriti thirrjen e administratës së Presidentit Obama ndaj Presidentit Assad që të heqë dorë nga pushteti. Ajo kritkoi fjalimin e zotit Assad të martën, ku ai përsëri fajësoi konspiratorët e huaj për muaj protestash dhe dhune, duke thënë se qeveria e tij do të shtypë terrorizmin me një grusht të hekurt.

Abasadorja Rice po ashtu shprehu shqetësime rreth njoftimeve se të paktën dy kuvajtianë që janë pjesë e grupit vëzhgues të Lidhjes Arabe ishin plagosur në Siri nga elementë që mbështesin qeverinë.

I dërguar i Sirisë në Kombet e Bashkuara Bashar al-Ja’afari u tha gazetarëve se numri i të vdekurve vazhdon të shtohet si rezultat i ngacmimeve dhe nxitjeve nga vendet e huaja, përfshi disa në Këshillin e Sigurimit. Ndërsa për vëzhguesit e plagosur, ai ngriti pyetjen se kush ishte përgjegjës për incidentet.

“Nuk është në interes të Sirisë që të dëmtojë kredibilitetin dhe sigurinë e të dërguarve të Lidhjes Arabe. Ndaj kjo është arsyeja që duhen kërkuar ata që ndërmorrën sulmet kundër të dërguarve të Lidhjes Arabe në anën tjetër.”

Diplomatët perëndimor kanë shtuar thirrjet për ringjalljen e negociatave mbi një propozim të Këshillit të Sigurisë që dënon dhunën dhe shpreh mbështetje për nismën e Lidhjes Arabe për vënien e paqes.

Puna për hartimin e një teksti të sponsorizuar nga Rusia ka mbetur në errësirë që nga fundi i dhjetorit, sipas një diplomati. Disa diplomatë thonë se po presin përfundimet e një raporti të Lidhjes Arabe mbi misionin e monitoritmit, i cili pritet të dalë me 19 janar.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 5 mijë njerëz kanë humbur jetën që nga fillimi i protestave kundër qeverisë siriane në marsin e vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG