Lidhje

Ceremoni pritje për ekipin kombëtar të futbollit


Në Shqipëri, kombëtarja e futbollit u prit sot me ceremoni zyrtare në kthimin e saj nga Franca, pasi nuk mundi të kualifikohet në fazën tjetër të Europianit.

Në aeroportin Nënë Tereza, ekipi u prit nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Sporteve Lindita Nikolli. Atyre ju rezervua një pritje me të gjithë nderimet shtetërore që parashikon protokolli i vendit në raste tepër të veçanta. Paraqitja dinjitoze e ekipit shqiptar, i cili për herë të parë mori pjesë në finale e një europiani, e ka kthyer kombëtaren në një simbol krenarie për shqiptarët.

Nga aeroporti deri në qendër të Tiranës skuadra udhëtoi me një autobus të hapur, ndërsa njerëz të shumtë kishin dalë në rrugë për t’i përshëndetur. Në nder të skuadrës janë parashikuar një seri aktivitetesh. Etapa e parë ishte Bashkia e Kryeqytetit ku lojtarëve ju dorëzua Çelësi i Tiranës, për të vazhduar më tej në Ministrinë e Jashtme, ku të gjithë , të cilësuar tanimë si ambasadorët e imazhit të Shqipëriësë, do të pajisen me pashaporta diplomatike, ndërsa në mbrëmje do të jenë në Sheshin Nënë Tereza për t’u përshëndetur me tifozët e shumtë.

Shqipëria arriti të renditet e treta në Grupin A me tre pikë, por për shkak të golavarazhit nuk mundi të vazhdojë më tej rrugëtimin e saj në finalet e Francë 2016.

XS
SM
MD
LG