Lidhje

Pritje madhështore për kombëtaren shqiptare


Në Shqipëri, kombëtarja e futbollit u prit sot nga mijëra tifozë në kthimin e saj nga Armenia ku pas fitores së mbrëmshme arriti kuafilikifimin për në finalet e Europianit të Francë 2016. Kjo është hera e parë që futbolli shqiptar bëhet pjesë e niveleve të tilla të këtij sporti.

Pritje madheshtore per ekipin shqiptar
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Skuadra u prit në një ceremoni të vecantë nga kryeministri Edi Rama, e më pas nga presidenti Bujar Nishani, për t’ju bashkuar më vonë një feste të madhe në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Albania Soccer Euro 2016
Albania Soccer Euro 2016

Avioni i kombëtares shqiptare u ul pasdite në pistën e aeroportit ndërsa jashtë prej disa orësh qindra tifozë ishin grumbulluar për të përshëndetur lojtarët që e cuan atë për herë të parë në histori në finalet e një europiani. Skuadra u prit me nderimet më të mëdha: tapet të kuq dhe tufa me lule. Ndërsa në shkallët e avionit i pari që u shtrëngoi duart dhe I përqafoi ishte kryeministri Edi Rama. Prej andej të gjithë së bashku u drejtuan për në qendër të Tiranës. Ndërtesa e qeverisë, ku ishin mbledhur me mijëra vetë, ishte ndalesa e radhës.

Edhe këtu, për kapitenin e skuadrës Lorik Cana dhe trajnerin Gianni De Biasi ishin parashikuar nderimet protokollare të një pritjeje shtetërore.

Në sallën e brendshme, kryeministri Edi Rama vlerësoi, përvec rezultatit të arritur, shpirtin dhe sakrificën e treguar nga lojtarët.

“Ju fituat, barazuat, humbët, u ngjitët, u rrëzuat dhe u ringjitët, duke shkruar një faqe të lavdishme që do të shkëlqejë përgjithmonë falë kualifikimit, por nuk do të ishte pa shkëlqim edhe sikur të mos ishit kualifikuar. E vërteta është se historia që ju shkruat rrezaton përtej historisë kombëtare të futbollit. Eshtë një mësim i cmuar për shoqërinë tonë, për cdo shqiptar që ëndërrave dhe shpresave të veta u jep krah me zemër dhe mendje, përmes punës këmbëgulëse dhe sakrificave të mëdha. Për cdo shqiptar e shqiptare që duke ndjekur endërrën, ngrihet, rrëzohet e ringrihet sërish, duke këmbëngulur për ta kapur atë”.

Albania Soccer Euro 2016
Albania Soccer Euro 2016

Kryeministri vlerësoi me Medaljen e Mirënjohjes kapitenin e ekipit Lorik Cana, presidentin e Federatës Armando Duka si dhe trajnerin italian Gianni de Biasi, pa të cilin sic tha kryeministri “Shqipëria nuk do të ishte sot mes 14 skuadrave që e kanë siguruar tanimë kualifikimin”.

Pas takimit me kryeministrit lojtarët e skudarës shqiptare u pritën dhe nga presidenti Bujar Nishani i cili që mbrëmë u akordoi atyre medaljen Nderi i Kombit, ndërsa më pas u bashkuan me mijëra tifozët që prej orësh festonin në Sheshin Nënë Tereza.

Albania Euro Soccer
Albania Euro Soccer

Duke mundur mbrëmë Armeninë, Shqipëria siguroi vendin e dytë në grup, gjë e cila e con automatikisht në finalet e Francës. Asnjëherë më parë një kombëtare futbolli shqiptare nuk ka mundur të shkojë kaq lart në histori.

XS
SM
MD
LG