Lidhje

Sejko drejt postit të Guvernatorit


Gent Sejko, kandidat per guvernator i Bankes se Shqiperise

Gent Sejko, kandidat per guvernator i Bankes se Shqiperise

Shqipëri, shumica dhe opozita në Komisionin e Ekonomisë, mbështesin e kandidaturën për drejtimin e Bankës Qendrore. Sejko: Prioritet, rikthimi i besimit dhe imazhit të Bankës pas skandalit të vjedhjes

Në Shqipëri, kandidatura e zotit Genti Sejko për postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore mori sot mbështetjen e komisionit të Ekonomisë. Në prezantimin e përparësive në drejtimin e Bankës zoti Sejko përmendi rikthimin e besimit dhe të imazhit të këtij institucioni, pas skandalit të vjedhjes së afër 7 milion dollarëve

Zoti Sejko theksoi më tej si të rëndësishme transparencën e Bankës së Shqipërisë duke shtuar se lidhur me vjedhjen e ndodhur vitin e kaluar do të kërkonte vlerësimin e dokumentave dhe pasqyrave financiare, për të parë nëse është e saktë vlera e zhdukur nga thesari, e po ashtu edhe nëse nxjerrja e përgjegjësive është bërë si duhet.

Zoti Sejko u zgjodh më parë si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, dhjetorin e kaluar, duke marrë mbështetjen si të shumicës ashtu dhe të opozitës, sikundër dhe sot në komisionin e Ekonomisë. Prandaj, votimi përfundimtar të enjten e ardhshme duket se do të jetë thjesht një formalitet.

Zoti Sejko, i propozuar nga presidenti Bujar Nishani vjen pas një karriere të gjatë në sektorin Bankar dhe atë financiar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG