Lidhje

Komisioni amerikan i Helsinkit bën thirrje për uljen e tensionit në veriun e Kosovës


Komisioni amerikan i Helsinkit bën thirrje për uljen e tensionit në veriun e Kosovës
Komisioni amerikan i Helsinkit bën thirrje për uljen e tensionit në veriun e Kosovës

Komisioni amerikan i Helsinkit bën thirrje për uljen e tensionit në pjesën veriore të Kosovës pas njoftimeve për një sulm të armatosur të kryer mesa duket nga ekstremistë serbë në një pikë kufitare kalimi mes dy vendeve.

Komisioni i Helsinkit u bën thirrje të gjitha palëve të përmbahen dhe të mos ushtrojë dhunë apo të bëjë provokime të mëtejshme. Ky sulm, vëren komisioni, është më i fundit në një seri veprimesh destabilizuese që nga shtyrja javën e kaluar të raundit të radhës të dialogut mes qeverive të Serbisë dhe Kosovës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryetari i Komisionit amerikan të Helsinkit, kongresmeni Kris Smith, tha se “pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të vënë në zbatim embargon ndaj mallrave serbe dhe përpjekjeve të paqeruajtësve të KFOR-it për zgjidhjen e mosmarrveshjeve në terren, ekstremistët serbë ndërmorrën një sulm të armatosur gjatë të cilit i vunë edhe zjarrin një poste kufitare, duke kërcënuar mesa duket, zonat jo-serbe të veriut të Kosovës”.

“Këto akte”, vazhdon më tej kongresmeni Smith, “këcënojnë jetën e të gjitha grupeve etnike dhe nuk kanë vend në përpjekjet për një pajtim të drejtë dhe të qendrueshëm në Kosovë. Veçanërisht në Kosovë, ku pjestarë të të gjitha grupeve etnike kanë vuajtur aq shumë nga dhuna, të gjitha aktet e këtij lloji dhe kërcënimet e dhunshme duhet të ndiqen nga afër nga paqeruajtësit”.

Komisoni i Helsinkit përshëndeti përgjigjen e shpejtë të KFOR-it për t’i dhënë fund konfrontimit.

“Muajin e kaluar në Beograd, mesazhi që dëgjova nga zyrtarët serbë rreth dialogut ishte pozitiv, por ngjarjet e fundit tregojnë se sa delikate është në fakt situata atje”, shtoi bashkëkryetari i komisionit, Senatori Ben Kardin.

Ai thotë më tej se të dy palët duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve menjëhetë dhe të zgjidhin divergjencat. Nxitja e një konfrontimi të dhunshëm nuk është mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet” thekson Senatori Kardin, “ajo nuk është as mënyrë për të ndërtimin e besimit dhe lehtësimin e vështirësive që kanë përballë banorët në këtë pjesë të Kosovës”.

XS
SM
MD
LG