Lidhje

Komisioni ekzekutiv i BE premton rivendosjen e kontrolleve kufitare në raste të veçanta


(AP Photo/Christian Lutz)
(AP Photo/Christian Lutz)

Komisioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian premtoi të lejojë rivendosjen e kontrolleve kufitare në zonën e vizave Shengen në raste të veçanta.

Komisioni i BE-së e bëri propozimin sot pasi Franca dhe Italia bënë thirrje për veprim për të ndihmuar në ndalimin e fluksit të imigrantëve që po largohen nga trazirat në Afrikën Veriore.

Më shumë se 20 mijë imigrantë mbërritën në Itali në ishullin e vogël mesdhetar të Lampeduzës pas kryengritjeve politike që shpërthyen në Tunizi dhe Libi. Zyrtarët italian dhanë leje qëndrimi gjashtë mujore për imigrantët, duke i lejuar ata të udhëtojnë lirshëm në 25 vende të Evropës në zonën Shengen. Një numër i madh imigrantësh, shumica nga Tunizia, kanë shkuar nga Italia në Francë.

Propozimi i komisionit do t’i paraqitet tani një takimi special të ministrave të brendshëm të BE-së më 12 maj dhe një takimi të udhëheqësve qeveritar të BE-së më 24 qershor.

XS
SM
MD
LG