Lidhje

Komisioni Evropian heq vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen


Komisioni Evropian heq vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen
Komisioni Evropian heq vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen

Komisioni Evropian vendosi t’i japë fund kërkesës për viza për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjes për të udhëtuar në Bashkimin Evropian.

Por komisionerja e BE-së Cecilia Malstrom paralajmëroi sot se kërkesat për viza mund të rivendosen në se abuzohet me rregullat e udhëtimit. Ajo tha se Komisioni Evropian do të vendosë një proces që do të ndalë keqpërdorimin e procedurave të azilit.

Vetëm shqiptarët dhe boshnjakët me pasaporta biometrike do të kualifikohen për udhëtimet pa viza.

Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare duhet ta miratojnë tani propozimin.

Në vitin 2009, BE-ja hoqi vizat për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

XS
SM
MD
LG