Lidhje

Komisioni Evropian rekomandon që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit për në BE

  • Zëri Amerikës

Komisioni Evropian rekomandon që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit për në BE

Komisioni Evropian rekomandon që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit për në BE

Komisioni Evropian rekomandoi që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit për në Bashkimin Evropian, por bisedimet e anëtarësismit nuk do të fillojnë derisa Beogradi të bëjë më shumë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Në një raport të publikuar sot, Komisioni Evropian tha se Serbia ka bërë përparim për përmbushjen e kritereve politike të anëtarësimit për stabilizimin e institucioneve, që garantojnë demokracinë, shtetin juridik, të drejtat e njeriut si dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave.

Serbia u lavdërua edhe për krijimin e një ekonomie funksionale të tregut dhe deri diku stabilitet ekonomik, por në raport thuhet se duhet bërë më shumë për ristrukturimin e ekonomisë.

Pas arrestimit të Ratko Mlladiçit dhe ekstradimit të tij në Hagë para disa muajsh, pritej që Serbia të merrte statusin zyrtar të kandidatit për në BE, madje Beogradi shpresonte të merrte edhe datën e fillimit të bisedimeve të anëtarësimit. Por komisioni nuk pranoi të ndërmerrte hapin e ardhshëm për fillimin e bisedimeve derisa Serbia të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën. Veriu i Kosovës është përfshirë nga konflikti mes serbëve, që përbëjnë shumicën dhe popullatës shqiptare.

Kroacia ka përfunduar negociatat dhe është gati të bëhet vendi i 28 anëtar i Bashkimit Evropian në takimin e ardhshëm të BE verën e vitit të ardhshëm.

Komisioni Evropian ka rekomanduar gjithashtu që Bashkimi Evropian të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG