Lidhje

Komisioni i Ekonomisë rrëzon kandidaturën e zotit Sali Shehu për kryetar të KLD


Komisioni i Ekonomisë rrëzon kandidaturën e zotit Sali Shehu për kryetar të KLD
Komisioni i Ekonomisë rrëzon kandidaturën e zotit Sali Shehu për kryetar të KLD

Në Shqipëri anëtarët e shumicës në komisionin e Ekonomisë rrëzuan sot kandidaturën e zotit Sali Shehu i propozuar nga presidenti Bamir Topi për kreun e Kontrollit të lartë të Shtetit.


Arsyet e rrëzimit të kandidaturës kishin të bënin me mospërmbushjen e kritereve për këtë post si dhe me faktin që, sic përmendi kryetari I Komisionit Edmond Spaho, presidenti Topi nuk ishte konsultuar më parë me parlamentin.

Opozita nuk bëri komente por u largua duke mos marrë pjesë në votim, pasi sipas saj, qëndrimi me votë shprehej në sallën e parlamentit.

Vetë zoti Shehu e cilësoi si politik qëndrimin e ish kolegëve të tij të së djathtës, duke deklaruar se shkak për këtë vendim ishte sipas tij qëndrimi kundër ndryshimeve kushtetuese që ai kish patur, disa vite më parë kur ishte deputet i partisë demokratike apo miqësia e tij me presidentin Bamir Topi.

Qendrimin kundër kandidaturës së tij e paralajmëroi që dje kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë demokratike.

XS
SM
MD
LG