Lidhje

Komisioni i OKB-së: Më shumë rregullore për kontraktorët e sigurisë në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Komisioni i OKB-së: Më shumë rregullore për kontraktorët e sigurisë në Afganistan

Komisioni i OKB-së: Më shumë rregullore për kontraktorët e sigurisë në Afganistan

Një komision i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për më shumë rregullore mbi kontraktorët e sigurisë private në Afganistan.


Grupi i punës i OKB-së për mercenarët tha se rregulloret e vetë industrisë nuk kanë qënë efikase dhe i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të mbikqyrin më nga afër kontraktorët.


Kryetari i komisionit, Alexander Nikitin, tha se përpjekjet në këtë drejtim gjatë 10 vjetëve të fundit nuk kanë rezultuar në rregullore të efektshme.


Komisioni i OKB-së tha gjithashtu se sistemi i tanishëm ka lejuar kompanitë të punësojnë njerëz, të cilët mund të kenë qenë angazhuar në shkelje të të drejtave të njeriut.


Ndërkaq, po sot nga aktet e dhunës në Afganistan, NATO tha se 3 anëtarë të koalicionit humbën jetën në sulme të veçanta në pjesën jugore të vendit.


NATO nuk njoftoi kombësinë e të vrarëve, por vetëm tha se një prej viktimave u shkaktua nga një sulm kryengritës dhe të tjerat nga shpërthimi i bombave në anë të rrugës.

XS
SM
MD
LG