Lidhje

Shqipëri: Komisioni Parlamentar i Medias përfshihet në debate


Në Shqipëri Komisioni Parlamentar i Medias u përfshi sot në debate lidhur me vlefshmërinë e mandatit të kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive Endira Bushati

Sipas një dokumenti të përpiluar nga Shërbimi i monitorimit të Institucioneve të pavarura, strukturë në varësi të parlamentit, qëndrimi i zonjës Bushati, që prej shtatorit të vitit 2012, në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive, është i pavlefshmëm, pasi asaj i ka përfunduar mandati si anëtare dhe ligji përcakton që kryetarja e autoritetit zgjidhet nga radhët e anëtarëve.

Përfaqësuesi socialist në Komision Alfred Peza kërkoi nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri. Vetë zonja Bushati tha se që prej ardhjes në pushtet të së majtës ka patur përpjekje të vazhdueshme për ta larguar atë nga posti drejtues i Autoritetit të Medias audiovizive, për cështje interesash. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës folën për përpjekjen e radhës të shumicës për të marrë kontrollin e institucioneve të pavarura.
Edhe kryetari demokrat Lulzim Basha në fjalën e tij sot para grupit parlamentar, akuzoi qeverinë se ka ndërmarrë sipas tij "një ofensivë të mirëfilltë pushtuese ndaj të gjitha institucioneve që nuk janë nën kontrollin e saj".
XS
SM
MD
LG