Lidhje

Komisioni i Venecias dhe reforma e gjykatave shqiptare


Presidenti i Komisionit të Venecias, Xhani Bukikio, tha sot në Tiranë se reforma në sistemin gjyqësor është një punë delikate që kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve. I ftuar në një konferencë të Institutit për Studime Diplomatike, Zoti Bukikio, tha se reforma duhet të garantojë pavarësinë e gjyqtarëve dhe profesionalizmin e tyre. Sipas tij, reforma duhet të krijojë një sistem që të zgjedhë gjuqtarë të besueshëm, profesionisët dhe të pakorruptuar.

Komisioni i Venecias ka rënë dakord të punojë me autoritetet për të arritur një reformë të balancuar dhe gjithë përfshirëse. Gjykatat burojnë nga Kushtetuta dhe nëse është nevoja për reformën, ajo mund të ndryshojë. Komisioni i Venecias mund të ndihmojë në suksesin e kësaj reforme me një rol ndërmjetësues, duke zbutur tensionet dhe duke e përqëndruar diskutimin në cështjet ligjore. “Shqipëria duhet të rritë një kulturë politike kombëtare nga të gjithë partitë politike në parlament. Por parlamenti është thellësisht i ndarë. Reformat politike dhe ligjore që vendi ka nevojë janë ngadalësuar” - tha zoti Bukikio.

Komisioni i Venecias ka ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike, debateve ligjore. Ne u përpoqëm që palët të gjenin një gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptimin. Zbatimi i ligjit është penguar nga një realitet politik i ngarkuar me konflikte, mosbesues dhe jo i gatshëm për të bashkëpunuar. Kjo i ka ngadalësuar reformat ligjore. “Demokracia nuk mund të reduktohet në vendimet e shumicës. Shumica nuk duhet ta nënshtrojë pakicën, ajo qeveris vendin në një mandat, por duhet respektojë humbësit e zgjedhjeve të fundit” - tha presidenti i Komisionit të Venecias.

Shumica duhet të vetëpërmbahet dhe të respektojë të drejtat e pakicës, por edhe opozita duhet të punojë në mënyrë konstruktive dhe të kryejë detyrat sipas kushtetutës. Parlamenti duhet të jetë vendi i debatit demokratik. Aty duhet të shtohet besimi midis palëve, duke nisur edhe dekriminalizimin me një ligj të posaçëm.

Pas një tryeze të presidentit të Republikës, Nishani, forcat politike janë angazhuar për reformimin e sistemit të drejtësisë, por deri tani ende nuk është bërë ndonjë takim i përbashkët pozitë opozitë për reformën në sistemin gjyqësor, i cili vlerësohet si më i korruptuari dhe më problematiku i institucioneve demokratike të vendit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG